Gjilan

LDK i dërgon telegram ngushëllimi familjes së Celal Mustafës

Telegram ngushëllimi
Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit në Gjilan, Celal Mustafa, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.
E nderuara familje Mustafa,
Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit gjilanas, Celal Mustafa.
Për disa dekada ai punoi si profesor, duke edukuar gjenerata të shumta dhe kontributi i tij në arsim është i pamatshëm.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e miqve. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!

You Might Also Like