Gjilan

Alban Hyseni: Marsi i gruas shqiptare, nënës, mësueses, atdhetares e dëshmores

Marsi i gruas shqiptare, nënës, mësueses, atdhetares e dëshmores.
Këto vlera shumë dimensionale, janë pjesë e pa ndashme e shoqërisë tonë. Veçanërisht tek ne, ku vuajtjet e në të njejtën kohë kontributet e grave janë tejet të mëdha.
Në shenjë mirënjohje, bashkë me nënkryetaren dhe drejtoreshat, kemi mirëpritur në takim të gjithë gratë që janë staf i komunës tonë, asambleistet e deputetet.
Atyre u dhuruam varëse të punuar nga duart e grave të mbijetuara të dhunës në luftën e fundit. Çdo varëse simbolizon dhimbje, vuajtje, trimëri, qëndresë e krenari.
Për nënat, gratë e vajzat tona, gëzuar 8 marsi, dita juaj.

You Might Also Like