Futboll

Drita e Gjilani mësojnë kundërshtarët në 1/8 e Kupës

Është hedhur shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Nga 16 skuadrat që kanë mbetur në garë, secila nga to synon që t’i shkoj në fund kësaj gare dhe në 1/8 e finales do të ketë përballje shumë interesante.

Padyshim që ndeshja kryesore do të jetë ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës, dy skuadrat që ishin finaliste në edicionin e fundit.

Ballkani do të ketë punë me Vëllaznimin e Gjakovës, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Rilindjën 1974.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ ku Trepça ’89 takohet me Llapin, derisa Vjosa pret 2 Korrikun.

Feronikeli ’74 – Malisheva është një sfidë tjetër interesante ashtu si edhe Suhareka – Prishtina e Re dhe Dukagjini e Dinamo.

Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës zhvillohet më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2024.

Përballjet në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës:
Trepça ’89 – Llapi
Gjilani – Prishtina
Drita – Rilindja 1974
Vjosa – 2 Korriku
Feronikeli ’74 – Malisheva
Suhareka – Prishtina e Re
Ballkani – Vellaznimi
Dukagjini – Dinamo

You Might Also Like