Gjilan

“Takimet e Pogragjës” sivjet u kushtohen kujtimit dhe nderimit të studiuesve Nuhi Rexhepi dhe Sherafedin Kadriu

Të nderuar pogragjas, miq dhe dashamirë të librit,

Ju ftojmë të merrni pjesë në Takimet e Pogragjës 2026, të cilat këtë vit do t’i kushtohen kujtimit dhe nderimit të dy figurave të çmuara të arsimit dhe kulturës sonë, prof. dr. Nuhi Rexhepit dhe prof. Sherafadin Kadriut.
Në pjesën e dytë të këtij takimi do të përurohen tri vepra të autorëve pogragjas, dy prej të cilave lidhen drejtpërdrejt me Pogragjën, historinë, toponiminë dhe trashëgiminë e saj.
Veprimtaria do të përcillet edhe me pika të zgjedhura muzikore, duke i dhënë takimit një frymë të veçantë kulturore dhe artistike.
Ejani të jemi së bashku në një pasdite përkujtimore e kulturore, kushtuar njerëzve, veprave dhe kujtesës por edhe çmalljes sonë.

Ju mirëpresim!

You Might Also Like