Postimi i plotë i Lirak Hazirit:
Sot dorëzova kandidaturën time për kryetar të RVV- Rinisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE në Gjilan.
Për Lëvizjen fillimisht kam dëgjuar qysh si fëmijë. Pas disa kohe mora vendimin që të jem pjesë e Lëvizjes, e për fat të mirë isha edhe pjesë e ndryshimit të madh me 14 shkurt. Unë në Lëvizje mësova shumë, në fillim u mirëprita nga aktivistët e ndihesha sikur në familjen time gjë për të cilën ju jam gjithmonë falenderues aktivistëve, e besoj që kjo duhet të vazhdoj edhe më tutje pa dallim funksionit brenda organizatës.
Aty u takova për herë të parë me aktivitetin politik, mësova se si ta shpreh bindjen time në realitet. Pastaj mësova rreth politikës në përgjithësi e rrjedhimisht mora edhe qëndrimet e para për problemet me të cilat ballafaqohet Republika dhe Qytetari i sajë. Mësova se sa e rëndësishme është puna grupore dhe çfarë rezultate mund të arrij ajo. Me një fjalë u formova në Lëvizje, por tani besoj që është koha të jap kontribut edhe më të madh në kuadër të Rinisë së kësaj Lëvizje.
Rinia është pjesa më e rëndësishme e çdo populli sepse ajo është e ardhmja, e njejta vlenë edhe për Lëvizjen e çdo organizatë tjetër politike, për këtë jam i vetëdijëshëm por edhe i gatshëm të marr përgjegjësi. Ne do të jemi forca e freskia e Lëvizjes në Gjilan e kudo në Republikë.
Përmes demokracisë së brendshme dhe parimit një anëtar një votë, ne si subjekt politik po zgjedhim organet drejtuese për mandatin e ri katër vjeçar.
Besimi juaj është forcë për mua si aktivist, ndërsa puna ime brenda organizatës do ta qojë në vend këtë besim.
Ju faleminderit !
Bashkë për Rininë e Lëvizjes