LAJME

Luginasit e Kosovës kërkojnë zgjidhje të pranueshme për problemin e Luginës

Gjilan – Organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” të premtën është debatuar për temën:”Çka mendojnë luginasit e Kosovës për ndryshimin e kufijve”. Panelistët Shaqir Shaqiri, Tahir Dalipi, Kushtrim Kadriu, Veli Kryeziu thanë se Lugina kërkon zgjidhje të pranueshme për dyja palët. Kosova e ka obligim institucional që të kujdeset për popullatën e Luginës dhe aktualizimi i shkëmbimit të territoreve nuk është ide e re, por zgjidhja duhet të bëhet konform vullnetit të dyja palëve. Shaqir Shaqiri tha se po dëshirojmë ta marrim të drejtën tonë që na takon. “Korrigjimi i kufirit ka lezet kur ndodhë bashkimi i Luginës me Kosovën dhe jo duke e ndarë Luginën”. Shaqir Shaqiri ish komandant i UÇPMB-së tha se lansimi i idesë së korrigjimit të kufijve nuk është i specifikuar, nuk ka çmim ky korrigjim të kufirit. “Duhet të shikohen përfitimet personale, a mund të kthehemi atje, ne luftëtarët e UÇPMB-së. Thaçi e ka specifikuar idenë se nuk kemi të bëjmë me ndarje të territorit të Kosovës, por bashkim të Luginës me Kosovën. Kjo është një ndërgjegje e vetëdijesuar e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Lugina ka përkrahur të gjitha luftërat dhe është normale që Kosova tua kthejë borxhin. Ideja e Thaçit nuk është personale. Kosova mund të përfitojë nga kjo ide, por edhe Lugina. Shqiptarët e Luginës nuk do të pajtohen për një dëmtim substancial të Kosovës por edhe për neglizhencën karshi obligimeve që duhet të kenë për shqiptarët e Kosovës” tha Shaqiri. Kurse, Kushtrim Kadriu nga Lëvizja “Vatra”. tha se Kosova Lindore është aktualizuar kohëve të fundit. Ideja e Thaçit kogja në amulli sepse nuk qartëson shumë se çka përmban. “Ideja e tij është diskutim serioz, por nëse analizohet s`kena politike në vend, len shumë për të dëshiruar sepse kërkesat e Kosovës Lindore ishin të shurdhëta dhe është keqpërdorur për poena politik. Edhe në takimet e liderëve të Luginës me Thaçin s`është arritur ndonjë qartësim e idesë” tha Kadriui. Tahir Dalipi ish deputet dhe pjesë e ekipit të unitetit tha se nuk jam befasuar me aktualizimin i mundësisë së shkëmbimit të Luginës . “E mbështesë në të kaluarën dhe veprimet që kanë ndodhur siç ishte Referendumi i cili poashtu kishte një rezistencë me pasoja të mëdha. Kur është kërkuar më herët bashkimi i Luginës me Kosovën nuk janë shikuar kalkulimet politike, por tani është një fazë e re ku po kërkohet një marrëveshje shqiptaro serbe e cila do të mundësonte një qetësim të rajonit. Kësaj nuk duhet t`i frikohemi sepse marrëveshja mund të arrihet dhe shqetësimet mund të jenë jo me vend. Shqetësuese është se kemi qarje në qëndrim mes shtetesh siç është qëndrimi mes Gjermanisë dhe SHBA-së dhe te skena jonë politike ku kemi zëra për dhe kundër. Armiqësitë kur pushojnë përfitojnë njerëzit e rëndomtë dhe hapja e perspektivës do të ishte diçka më favorshme” tha Dalipi. Veli Kryeziu profesor i historisë tha se ideja është pritur me hezitim nga Kosova dhe Lugina. Po vazhdohet lufta e UÇPMB-së, Luginës nuk i mbetet tjetër pos të vazhdojë bashkimin me Kosovën. “Lugina duhet ta përkrah idenë për korrigjim të kufijve duke mos e penguar interesin nacional të shqiptarëve”. Shaqir Shaqiri tha se presidenti Thaçi e ka specifikuar idenë e tij dhe kjo është një betejë institucionale për të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe finalja duhet të shohim sepse është proces delikat. “Kosova ka investuar në luftën e Luginës, tani edhe politika dhe institucionet e saja duhet ta ndihmojnë Luginën. Ideja e bashkimit të Luginës na ngritë emocione të mëdha. Spektri politik i Luginës ende vuan nga bajraktarizmi. Politika e Luginës duhet të merret me argumente dhe të bisedojë me popullin atje. Politika e Luginës duhet të jetë më unike”. Tahir Dalipi tha se spektri politik në Luginë është model jo i mirë dhe i ngjanë më shumë politikës kosovare sepse kemi retorikë të vjetruar. “Ndasitë politike na kanë sjellur situata të palakmueshëm edhe gjatë kohës së luftës. Aktualizimi nuk është i rastit sepse është punuar shumë më herët për këtë temë” tha Dalipi. Kushtrim Kadriu tha se partitë politike të Kosovës e kanë përçarë edhe faktorin politik në Luginë. Skena është jo serioze atje. Enver Hajrullahu nga NISMA tha se nuk e kemi mbështetjen e fuqive të mëdha që Kosova e kishte në vitin 1999. “Ne sot nuk po jemi në gjendje që libra të dërgojmë në Luginë. Ideja e presidentit ishalla bëhet realitet” tha Hajrullahu. Shaban Terziu nga shoqëria civile tha se Thaçi është kompetent për të negociuar me Serbinë, mirëpo s`ka transparencë, e Anamorava goditet më së shumti nga këto ndryshime kufijsh. Shaqir Shaqiri tha se po dëshirojmë ta marrim të drejtën tonë që na takon. “Korrigjimi i kufirit ka lezet me bashkimin e Luginës me Kosovën dhe jo duke e ndarë Luginën”. Tahir Dalipi mendon se Kosova është strumbullar i çështjes shqiptare dhe realisht Lugina është shfaqur si problem i pazgjidhur.

You Might Also Like