Sporte të tjera

Lumturie Rama i lë mbrapa 10 shtete në Kampionatin Evropian


 

Këto ditë, shenjëtarja Lumturie Rama arriti të ketë dy gara në nivel evropian: njërën mikse dhe tjetrën si garë individuale. Në garën e përzier, arriti të fitonte pikë më shumë se tri shtete mjaft të zhvilluara, në mesin e tyre edhe Norvegjia, si dhe arriti pikët për normën minimale olimpike, ndërsa në garën individuale, i la mbrapa 10 shtete, si Norvegjinë, Turqinë, Greqinë, Irlandën, Italinë etj., duke u radhitur e 62-ta në listë me pikë.

Duke krahasuar rezultatin e shenjëtareve në Lojërat e fundit Olimpike Evropiane, rezultati brenda një periudhe të shkurtër kohore, ka ndryshuar rrënjësisht. Shenjëtarja Ramaështë shprehur për portalin “kryelajmi.com” se, “shpresat janë të mëdha tash e tutje, pasi që kemi fituar edhe përvojë në garat ndërkombëtare dhe po arrijmë ta menaxhojmë më mirë stresin gjatë gjuajtjes”.

“Ne kemi shumë vështirësi në Kosovë krahasuar me sportistët e vendeve të zhvilluar, por vullneti është i lartëpër të korrur suksese.Vetëm të përfytyrojmë se në çfarë standardi të lartë të jetesës gjinden norvegjezet, por ne arritëm ta mundim me pikë shenjëtaren nga ky vend. Por disa pengesa në Kosovë, janë edhe përgjegjësi për këtë rezultat në garat jashtë vendit. Ne kemi shumë vështirësi kur po shkojmë në poligone me standarde ndërkombëtare, me ndriçim të duhur, me gjithçka të digjitalizuar e me kushte komode, në krahasim me vendin tonë. Ne ushtrojmë në poligonin e komunës së Vitisë dhe ka dallime të mëdha në ndriçim me të gjitha poligonet në garat evropiane e botërore. Po ashtu, kemi vështirësi në kontrollimin teknik të armëve dhe mungesën e trajnerëve profesionistë e të certifikuar” – thotë Rama për portalin.

Po ashtu, ajo përmendedhe disa sfida të tjera, që dëmtuan kondicionin fizik dhe psikologjik në këtë kampionat evropian në Hungari. “Gjatë këtij kampionati, patëm shumëvonesa gjatë udhëtimit. Linja ajrore e udhëtimit ishte Prishtinë-Vjenë-Budapest, por ajo u anulua dhe një ditë para garës, u dashtë të prisnim me orë të tëra në aeroport, për të shkuar në mbrëmje shumë vonë, me një linjë krejtësisht tjetër e të gjatë, Prishtinë-Stamboll-Budapest. Sporti jonë kërkon shumë koncentrim e çlodhje, prandaj ishte e rëndësishme vetëm pjesëmarrja, për të mos e anuluar garën krejtësisht, sepse ishim dërmuar në këtë udhëtim rreth e rrotull e me pritje të gjata në aeroport edhe deri në pesë orë” – theksoi shenjëtarja Rama.

Shenjëtarja Rama nga klubi “Anamorava” mori pjesë në Kampionatin Evropian në Gyor të Hungarisë dhe rezultati i saj ka ndryshuar dukshëm për një periudhë të shkurtër kohore, pas pjesëmarrjes më të shpeshtë në garat në nivel ndërkombëtar. Pak ditës para nisjes, ajo u bë edhe kampione e shenjëtarisë për Kosovë e Shqipëri, disiplina me pistoletë ajrore, distanca prej 10 metrash.

You Might Also Like