Tani më ka filluar së realizuari projekti i komunës së Vitisë në bashkëpunim me UNDP, në sheshin “ Calmy Ray”, janë vendosur 13 shtëpiza, që kanë për qëllim zbutjen e papunësisë përmes ndërmarrjeve të vogla.
E për tu njoftuar më përsafërmi se si kanë shkuar punët dhe dinamika e vendosjës së tyre në vendosjen e ktyre shtepizave nga druri në Sheshin “Calmy Ray”, Kryetari Sokol Haliti ka inspektuar sot këto shtëpiza dhe ka theksuar se ky projekt synon arritjen e progresit në punësim dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla që veprojnë në komunën e Vitisë.
Ai gjithashtu ka falenderuar edhe organizatën e UNDP-së që ështe edhe donatore e ketij projekti. Aziz Zuka