Futboll

Mbrojtja e Gjilanit për gjynah

SC Gjilani ka pësuar humbje të hidhur nga Llapi në fushë të vetë, me të cilën mbetet larg Evropës e me rrezik që sërish të futet në ujërat e turbullta të mbijetesës. Gjithçka po shkonte mirë deri dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes. Gjilani kishte shënuar në momentin e duhur, po kontrollonte ndeshjen dhe sigurt po marshonte drejt fitores, por deri në fund gjërat ndryshuan shumë.

Pas një pjesëloja të parë të zbehtë, në minutën 63, pas një pasimi maestral të Aragos në drejtim të Yll Ibrahimit, ky edhe më bukur e gjeti Edi Bashën në brendi dhe sulmuesi i krahut të Gjilanit, me urti e gjeti këndin e djtahtë të portës së portierit kroat Marian Qoriq për 1:0.

Edi Basha ka patur rast të mirë shënimi edhe në minutën 66, por gjuajtja e tij nga një pozitë ballore shkoi mbi portë.

Gjilani po zhvillonte lojë të sigurt, por një top i falur pa nevojë në mesfushë, bëri që Llapi të organizojë një kundërsulm nga e djthta dhe pas harkimit në brendi, Tahiri qëlloi me kokë topin dhe e dërgoi atë në rrjetë për 1:1. Krejt kjo ndodhi në minutën 72 dhe nuk shkoi kohë dhe sërish gabon mbrojtja e Gjilanit, kur Arago pa nevojë e shërben kundërshtarin e një gjuajtje të plogësht të sulmuesve mysafirë portieri Haxhihamza e dëbon pa nevojë dhe në top ndërhynë Hasani për të shënuar për 1:2.

Po zhvillohej koha shtesë, kur pas një topi të gjatë, Jaroviq shkëputet me kokë dhe e kthen topin për Thaqin e ky gjuan me të parën dhe qëllon këndin e poshtëm të djathtë të portës së Qoriqit për 2:2.

Kishin kaluar nëntë minuta të kohës shtesë dhe në brendi të Gjilanit shkaktohet një penalti krejt e panevojshme, gjë të cilën në gol e shndërron Tahiri për rezultatin 2:3 dhe fitoren e Llapit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like