Futboll

Mbyllet pjesa e parë e kryendeshjes Ballkani – Drita

Është mbyllur pjesa e par në ndeshjen Ballkani – Drita në të cilën në epërsi është ekipi i Ballkanit me rezultat 1:0.

Pas disa rasteve të mira kryesisht të Ajzerajt, Drita nuk ia arriti të shënojë, derisa Ballkani nuk e pati asnjë gjuajtje në portë, bile as që ka rrezikuar ndonjëherë, por zi e portokalltë nga Suhareka kanë shënuar nga një goditje standarde.

Në minutën 38 gjyqtari Mervan Bejtullahu dha një goditje dënimi për Ballkanin dhe disa lojtarë të Ballkanit u drejtuan për të gjuajtur dhe tre të tillë kaluan mbi top, derisa i fundit gjuajti Dellova në këndin e epërm të djathtë të portës së Smakiqit dhe shënoi nj gol të bukur për 1:0, me të cilin u mbyll pjesa e parë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like