23- vjeçari Fidan Arifi nga Pogragja e Gjilanit, më 7 prill të këtij viti kishte pasur një aksident me motorin e tij, duke mbetur me lëndime të mëdha serioze trupore. Nga këto lëndime Fidan Arifi i’u kishte nënshtruar disa operacioneve në Shqipëri, ku shumë familjarë, shokë e qytetar mbrenda disa orëve kishin mbledhur mjete financiare për shërimin e tij, por ai nuk ia doli.
Sot në varrezat e fshatit Pogragjë ishin mbledhur mijra qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fidan Arifit. Shumë familjarë, shokë e qytetarë me lot në sy, nuk besonin se Fidan Arifi nuk do të jetë më në mesin tonë. Pranë varrit të tij për herë të fundit u vendosën shumë kurore e lule.
Gazeta Kryelajmi ju shprehë ngushëllime familjarve të familjes Arifi