Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvino të hënën pasdite ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Evropianin e këtij viti që mbahet në Gjermani.
Në listën e tij preliminare, Sillvinjo ka përfshirë 27 futbollistë ku bie në sy lënia jashtë e Arbnor Mujës kurse janë ftuar Mirlind Daku e Arbër Hoxha. Jashtë liste kanë mbetur edhe sulmuesit Myrto Uzuni e Sokol Çikalleshi.
Pas publikimit të listës, Shqipëria do të marrë rrugën drejt Austrisë, saktësisht qytetit të Linzit ku do ta kryejë fazën përgatitore. Listën zyrtare për Evropian, Sylvinho do ta publikoj më 7 qershor.
Po ashtu, Shqipëria gjatë muajit qershor do t’i luaj edhe dy ndeshje miqësore, të cilat do t’I shërbejnë Sylvinhos për ta bërë gati ekipin për Evropian.
Më 8 qershor, Shqipëria do të udhëtoj drejt Gjermanisë kurse do të vendoset në afërsi të Dortmundit, ku edhe do ta ketë kampin bazë gjatë “Euro 2024”.
Në “Euro 2024”, Shqipëria është pjesë e Grupit B, të cilin e përbëjnë edhe Italia, Kroacia e Spanja.
Ndeshjen e parë në Evropian, Shqipëria e luan me Kroacinë më 15 qershor për të vazhduar me Kroacinë më 19 qershor dhe duelin e fundit në grup e luan me Spanjën më 24 qershor.
Për Shqipërinë, kjo është hera e dytë që po paraqitet në Evropian. Për herë të parë, Shqipëria u paraqit në “Euro 2016” të mbajtur në Francë, ku u eliminua në fazën e grupeve me një fitore dhe dy humbje në tri ndeshje të luajtura.