Libri

MYSAFIRI I “VJESHTËS LETRARE – GJILANI 2023”, SHKRIMTARI, NAZMI RRAHMANI

Nazmi Rrahmani u lind më 7 Maj 1941 në Ballofc të Podujevës. U shkollua në Podujevë dhe në Prishtinë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Prishtinë. Pas studimeve punoi si gazetar në Radio-Prishtina e më pas te gazeta “Rilindja”, për të vazhduar në redaksinë “Jeta e Re” dhe më pas në redaksinë e botimeve “Rilindja”.
Aktualisht jeton në Prishtinë. Ka botuar këto romane:
Malësorja, 1965,
Pas vdekjes ( apo Kthimi i njeriut të vdekur), 1975,
Tymi i votrës së fikur, 1969,
Toka e përgjakur, I,II,1973,
Rruga e shtëpisë sime, 1978.
Këto romane, nga fillimi i viteve shtatëdhjeta e këndej, jo vetëm që janë ribotuar sa herë, por edhe u bënë pjesë e lekturës shkollore, e seminareve dhe punimit të diplomave në nivelin e arsimit universitar por edhe e studimeve të thella letrare.
____________
Për më shumë, nesër, më 9 dhjetor 2023, ora 12:00 në Bibliotekën “Fan S.Noli” në Gjilan…

You Might Also Like