Gjilan

Nazmi Gagica viziton afaristët shqiptarë në Gjermani

Nazmi Gagica viziton afaristët shqiptarë në Gjermani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-dega në Gjilan, Nazmi Gagica, po qëndron për vizitë në Gjermani, duke takuar qytetarët nga diaspora poashtu edhe duke vizituar kompani të njohura të afaristëve shqiptarë.

Gagica sëbashku me afaristin, humanitarian dhe njëherit anëtarin e kryesisë së
AAK-së, Ilmi Mustafa, kanë vizituar kompanin “Wolf GmbH”, me pronar Ukë Blakaj, duke e përgëzuar për punën që bën dhe punsimet që ka bërë në Kosovë dhe suksesin që po e tregon në Gjermani.

Rreth vizitës në Gjermani, Gagica ka theksuar.
“Në Kosovën e lirë dhe të pavarur, patriotët më të mëdhenjë janë bashkëatdhetarët si Ukë Blakaj, si Ilmi Mustafa e shumë si këta që investojnë, punësojnë dhe ndihmojnë qytetarët e Kosovës vazhdimisht e në shumë forma”.

You Might Also Like