Gjilan

Ndërroi jetë Fadil Bllaca, themeluesi i “Vullnetarve të mëngjesit”

Ndahet nga jeta themeluesi i “Vullnetarve të mëngjesit” Fadil Bllaca

Familjarët e familjës Bllaca kanë njoftuar se më i dashuri i tyre Fadil Bllaca ka ndërruar jetë, duke i lënë të gjithë të pikëlluar.

Fadil Bllaca ishte njeriu i cili themeloi “Vullnetarët e mëngjesit”, i cili ishte një sport rekrativë.
Fadili ishte i dashur e i respektuar për të gjitha shtresat e qytetarve, duke lënë gjurmë si njeri i dashur e i respektuar, duke ju dal në ndihmë cdo familje të cilët kishin nevojë.

Fadil Bllaca ishte vullnetar i rregullt si dhurues i gjakut, ai gjatë jetës së tij ka dhuruar gjak mbi 100 herë .

I ndjeri ishte edhe punëtor i Njësitit të Zjarrëfiksve të Gjilanit, i cili ishte shembull në këtë kolektiv të vyeshëm.

Siq kanë bërë të ditur familjarët, varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Gjilan në ora 14:00.

You Might Also Like