Gjilan

Ndërroi jetë gjinekologu Shaban Rexhepi

Ndërroi jetë gjinekologu Shaban Rexhepi

Gjinekologu, Shaban Rexhepi u nda nga kjo botë për të lan pas vetës një veprimtari të tërë që i shërbeu kombit, atdheut dhe profesionit të mjekut – gjinekologut.

Ndarja e tij do të lërë zbrastësira të mëdha në këtë fushë sepse Shaban Rexhepi edhe pse në pension kishte motiv, dije, guxim, dashuri ndaj profesionit dhe ishte në shërbim të përhershëm të klientëve.

Ata që e kanë njohur nga afër Shaban Rexhepin, e kanë ditur se doktori kishte zemër të madhe, jetonte me djersën e tij dhe nuk trembej kurrë nga profesioni i tij ose presionet e shantazhet e kohërave të okupimit.

Dr. Shaban Rexhepi pos që ishte profesionist i madh, ka treguar edhe vlera atdhetare e kombëtare duke kundërshtuar të gjitha të këqijat që vinin nga regjimi i Millosheviqit.

E kanë dashur e njohur të gjithë dhe bashkë me dr. Ramadan Maliqin dhe të tjerët ishin bërthama e parë e themelimit të Gjinekologjisë në Gjilan.

Dr. Shabani nuk ka pranuar të dërgojë raste në Prishtinë sepse i ka trajtuar vet në Gjinekologjinë e Gjilanit. Kishte vërejtje të mëdha për mjekët dhe kolegët e tij të Prishtinës. Nuk pajtohej me ta as në rrafshin profesional dhe ishte shpesh në kongrese e konferenca, ku flitej për shkencë e dije.

Gjilani, Anamorava e Kosova e kanë humbur një mjek, njeri, kryefamiljar e shkencëtar të madh, por përherë do jetë në kujtim të mijërave pacientëve, ku shumë prej tyre i ka trajtuar edhe falas.

Dr. Shaban Rexhepi ka pasur zemër humane dhe traditë familjare për të përkrahur e ndihmuar njeriun e pa krah dhe me gjendje të rëndë sociale. U prehsh në paqe doktori i mirë dhe i paharruar./rajonipress/

You Might Also Like