Pas një sëmundje të shpejtë por të rëndë, në spitalin e Nishit, sot në mëngjes, në moshën 38 vjeçare ka ndërruar jetë Sehar Ebibi.
I ndjeri ishte pronar i ëmbëltores Kanita në qendër të fshatit.
Ishte i dashur për të gjithë. Gjithmonë i buzëqeshur dhe në shërbim të klientëve. Pa hezituar t’i ofrojë ndihmë të njohurve dhe të panjohurve. Shok dhe dashamirë i vërtetë.
La pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Vorrimi do të bëhet të hënën (08.07). Për kohën e saktë opinioni do të njoftohet me kohë.
Ngushllime familjes, shokëve, dashamirëve dhe të gjithë atyre që e njohën.