Gjilani dhe Malisheva janë përballur këtë të diele në Stadiumin me bari sintetik në një ndeshje në të cilën në pjesën e parë Malisheva ka rrezikuar tri herë, derisa Gjilani nuk ka pasur ndonjë rast të mirë shënimi, andaj pjesëloja e parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.
Mirëpo, me të nisur pjesëloja e parë, Gjilani ka patur dy raste shumë të mira shënimi. Në minutën 46, një gjuajtje e Jaroviqit është bllokuar, por topi ka shkuar deri te Bilalli, I cili ka gjuajtur, por topin me këmbë e ndali portieri Veliji e në rastin tjetër që erdhi më pas, portieri Malishevës ndali gjuajtjen me kokë të Morinës.
Në minutën 53, Prapashtica humbi një rast shumë të mirë, kur nga e majta është shërbyer nga Thaqi, por që ai e huqi portën e zbraztë, duke gjuajtur mbi portë. Në minutën 66, Hazrollaj gjuajti nga largësia, por Haxhihamza me gishtërinjë dërgoi topin jashtë vijës fundore.
Në minutën 80, Bilali lëshoi rast të mirë, kur deshi të plasojë topinë në këndin poshtëm të majtë të portës së Malishevës, por nuk ishte i saktë.
Në minutën e fundit shtesë të ndeshjes, pas një goditje nga këndi dhe topit të kthyer, Bunjaku me një gjuajtje volej shënoi gol të bukur dhe me rezultatin 0:1 mbaroi ndeshja./kryelajmi.com/.