Muzikë

Në Gjilan do të mbahet “Koncert për të rinj i muzikës moderne”

Qendra Kulturore “Cello duo” në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan do të organizojnë një “Koncert për të rinj i muzikës moderne”, i cili do të mbahet të enjten më 13 qershor 2024 në Hollin e Shkollës së Muzikës me fillim në ora 17.

Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e muzikës që të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.

Në këtë koncert do të paraqiten Arzije Jusufi – violoncello, Ndriçim Bajrami – piano dhe Argëtim Bajrami – violinë.

Kjo ngjarje është përkrahur nga Drejtoria Komunale e Kulturës, Rinisë e Sportit.

You Might Also Like