Gjilan, 20 qershor 2020 – Komuna e Gjilanit ka inauguruar Zyrën e re të kurorëzimeve me një standadt modern, ceremonial dhe të ndarë nga puna administrative e zyrtarëve të gjendjes civile.
Në fjalën e tij, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka qenë pjesëmarrës në lidhjen e kurorës të çiftit të ri të sapomartuar Enverit me Fatgzonën, ka uruar që gjendja me pandeminë të normalizohet dhe dasmat e ahengjet të organiozohen si duhet.
“Në këtë kohë pandemie e uroj qiftin e sapo martuar, duke i dëshiruar që të kenë jetë të lumtur dhe të trashëgohen. Ky qift është pjesë e historisë së Komunës dhe urojmë që të sjellë mbarësi, lumturi dhe fat edhe për të gjithë ne dhe zyrtarët që punojnë këtu. Është koha që me kujdes të jetojmë në përgjithësi, sepse bota po ndryshon për shkak të pandemisë dhe po shpresojmë që edhe në dasëm dhuratën e parë t’ia dërgojmë ne, pas këtij ambienti modest dhe ceremonial që e kemi rregulluar në shërbim ekskluziv për martesa”, ka thënë mes tjerash kryetari Lutfi Haziri.
Ndërsa nga ana e tij, drejtori i Administratës së Përgjithshme, Bardhyl Syla, ka theksuar se ky ka qenë një projekt i përkrahur fuqishëm nga kryetari i Komunës me qëllimin e krijimit të një hapësire të veçantë për ceremonitë e lidhjes së martesave.
“Falënderoj kryetarin, i cili po mbështet të gjitha iniciativat për shërbime më të mira ndaj qytetarët. Ky projekt ka një rëndësi shumë të madhe, për faktin se ofron kushte të përshtatshme, atraktive dhe më të mira për çdo qiftë që bënë lidhjen e martesës. Kjo hapësirë do të shfrytëzohet ekskluzivisht vetëm për lidhje të kurorës, për dallim që deri më tani zyrtari i gjendjes civile njëkohësisht ka ofruar edhe shërbime administrative, por edhe ka ndërmarrë veprime me aktin e lidhjes së martesës”, ka thënë në këtë ngjarje, drejtori Syla.