Futboll

Në miqësore Kosova e Cyrihut mposhti Dardanën


Gjilan – Në stadiumin “Agush Isufi” në qytetin e Dardanës, skuadra vendëse Dardana anëtare e Ligës së ll gr.B, ishte nikoqire e musafirve FC Kosova nga Zurich.
Shkallët e stadiumit “Agush Isufi”, ishin përplot me shikues duke respektuar dy skuadrat në fushën e blertë.
Para ndeshjës kryesia e FC Kosovës, vendësve ua dhuroi nga një palë fanela sportive, po të njejtin respekt e kishin edhe vendësit të cilët musafirët i nderuan me një mirënjohje nga skuadra e Dardanës.
Rezultati i kësaj ndeshje ishte në plan të dytë, ndërsa përgjatë 90 minutave dy skuadrat treguan futboll cilësor.
Edhe pse në temperatura tropikale nuk munguan golat, kësaj radhe fitorja me meritë ju takoi musafirve nga Zurich, të cilët mposhtën Dardanasit me rezultat 4-3.
Trajnerët e FC Kosovës, Adnan Ismajli dhe Majlush Berisha, pas kësaj ndeshje deklaruan.
“Jemi shum të nderuar dhe i falenderohemi skuadrës së Dardanës për mikpritjen që na kanë bërë, ishte një lojë vllazrore rezultati ishte i dorës së dytë, ndërsa një falemnderim i posaqëm ju shkon shikuesve që në këto temperatura tropikale na përkrahën duke e ndier ne vetën si në shtëpin tonë”.
Trajneri i Dardanës Enver Sërmaxhaj deklaroi.
“Edhe pse kampionati ka përfunduar qe një kohë të gjatë, arritëm ti nderojmë vëllezrit tanë nga Zurichu, jemi shum të lumtur që pikërisht ndeshjet e tyre që po i zhvillojnë në Kosovë na kanë përzgjedhur skuadrën tonë ndërsa ne ju dëshirojmë shum suksese ne të ardhmën.
FC Kosova nesër ndeshjën miqësore e zhvillon me Bashkimin e Koretinit.

 

You Might Also Like