Gjilan

Në ndeshjet sportive Stacioni Policor i Gjilanit angazhoi 938 zyrtarë policorë

Policët e Kosovës, pos që janë të angazhuar në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike, ata janë të përfshirë edhe në shumë aktivitete sportive, me qëllim që edhe aty të mbajnë rendin e të përkujdesen për sigurinë e lojtarëve, gjyqtarëve, stafit teknik dhe shikuesve.

Kështu, siç ka theksuar majori Remzi Azemi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, edhe gjatë vitit 2016 Policia e Kosovës  pranë Stacionit Policor në Gjilan ka qenë e angazhuar maksimalisht ne ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë ngjarjeve të  ndryshme sportive duke përfshirë edhe ato ne nivel ndërkombëtar, siç është rasti me Klubin e Volkejbollit Drita në konkurrencën e femrave, që pati dy ndeshje në garat ndërkombatëre në Gjilan, kundër KV Marica Plovdiv nga Bullgaria dhe KV Franches Montagnes nga Zvicra.

“Kemi asistuar në këto ngjarje sportive : Ndeshje futbolli 66 me rreth 720 zyrtarë policorë, Hendboll 42 ndeshje me 90 zyrtarë policorë, Basketboll 18 ndeshje me 40 zyrtarë policorë , Volejbol 12 ndeshje me 50 zyrtarë policorë, karate 3 gara me 12 zyrtarë policorë, Futsall ne 8 gara me 20 zyrtarë policorë si dhe peshkim ne 2 manifestime me 6 zyrtarë policorë . Ne total kanë qenë të angazhuar rreth 938 zyrtarë policorë”, ka thënë Remzi Azemi, komandant.

You Might Also Like