Futboll

Në stinorin 2025/26 SC Gjilani në nëntë ndeshje pësoi gol pas minutës 90

Soccer ball in goal

Disa herë preku vendin e tretë e pati mundësi të ngjitet edhe më lartë, por SC Gjilani atëherë kur më së shumti kishte nevojë për pikë zakonisht dështonte, shkruan kryelajmi.com

Luante shumë mirë me ekipet e ashtuquajtura të mëdha, por dështonte me ekipet që ishin kah fundi I tabelës. Në ndeshjet që i zhvilluan në Gjilan ishin ndër ekipet më të dobëta në Superligë, por në  transfertë shënonin fitore, duke qenë ndër ekipet më të mira në Superligë. Shumë herë shënonte me mund, por nuk shkonin pak minuta dhe menjëherë pësonin gola të lehtë, andaj ndonëse deri vonë luftuan për dalje në Evropë, në fund goldallimin e kishin negativ dhe barazhit ikën në xhiron e fundit.

Në bankinë në ndeshjet e luajtura në stinorin 2025/2026, SC Gjilani kishte tre trajnerë, Ardian Nuhijin, Orhan Abdi (vetëm në një ndeshje) dhe Debatik Currin, kurse herët kishte ikur edhe drejtori sportiv, për t’i lënë vend një tjetri.

Kontradiktat e tilla kanë bërë që SC Gjilani sivjet të mos arrijë objektivin fillestar, daljen në Evropë, por ajo që më së tepërmi bie në sy është pranimi I golave në fund të ndeshjes, gjë e cila ka ndikuar në humbjen e shumë pikëve, të cilat në fund dolën se ndikuan për mosarritjen e objektivit.

 

Të gjithë golat e Gjilanit të pësuar pas minutës së 90-të

Dukagjini – Gjilani 2:0  (Zylfiu 90+1)

Gjilani – Drenica 0:1 G. (Hamiti 90+6)

Gjilani – Prishtina e Re 3:2 Berisha (90+2)

Ballkani – Gjilani 1:1 Giovani (90+4)

Malisheva – Gjilani 1:2 Opeh (90+1)

Gjilani – Ferizaj 2:2 Berisha (90+11)

Dukagjini – Gjilani 1:1 Hugo (90+11)

Gjilani – Dukagjini 2:3 Morina (90+6)

Gjilani – Ferizaj 1:1 Bekima (90+13)

Kryelajmi.com

 

You Might Also Like