Te ndryshme

Ngjarja e veçantë nga fusha e enigmatikës, bëhet pjesë e “Flakës së Janarit 2023”

Ngjarja e veçantë nga fusha e enigmatikës, bëhet pjesë e “Flakës së Janarit 2023”
Gjilan, 28 janar 2023 – Manifestimit  Mbarëkombëtar i Kulturës “Flaka e janarit 2023”, ka flakëruar tutje edhe me aktivitete në fushën e enigmatikës.
Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani ka organizuar këtë të shtune, Garat e Enigmatëve në Zgjidhjen dhe në Përpilimin e Enigmave,  ku enigmatë dhe dashamirë të enigmatikës, nga Gjilani, Prishtina, Mitrovica, Gjakova dhe nga Tetova, patën mundësi të jenë pjesë e kësaj ngjarje të veçantë nga kjo fushë.
Garuesit i kanë matur njohurit e tyre duke e testuar veten, por edhe duke u argëtuar në këto lloje të enigmave:  fjalëkryq klasik, sudoku, rebus dhe angram, derisa në garën për përpilim ka qenë detyrë plotësimi i figurës enigmatike, anagrami dhe rebusi.
Shemsedin Kryeziu, kryetar i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre  Mjeda”,  ka bërë me dije se ndihen të nderuar që në kuadër të një Manifestimi unik siç është “Flaka e Janarit”, identitet i Komunës së Gjilanit, tani kemi gara edhe në fushën e enigmatikës, ka falënderuar të gjithë të angazhuar në kuadër të Shoqatës së Enigmatëve  “Ndre Mjeda”,  për kontributin e tyre në organizim të kësaj gare si dhe po ashtu falënderoi edhe të gjithë pjesëmarrësit garues, në të dyja disiplinat, edhe në zgjidhjen edhe në përpilimin e enigmave, që me prezencën dhe garimin e tyre e kanë madhështua këtë ngjarje.
Organizatori i kësaj ngjarje kishte përcaktuar edhe juritë. Juria e Përpiluesve të gjëzave Enver Hajrullahu,  Skender Tullumi dhe Mensur Mamuti si dhe Juria e Zgjidhësve të gjëzave:  Shemsedin Kryeziu, Ismet Shkodra dhe  Nexhat Hajrullahu.
Tri vendet e para  në të dyja disiplinat, edhe në zgjidhje edhe në përpilim të enigmave do të shpërblehen me mirënjohje, derisa fituesit e vendeve të para edhe me kupa, por të cilët do të bëhen të ditur në natën e fundit të këtij Festivali ku edhe do të mbahet Gala Mbrëmja e cila e përmbyllë Festivalin e sivjetmë të “Flakës së Janarit”, pikërisht me nderimin e të gjithë atyre që nderohen me çmime për sukseset a arritura në shtyllat përkatëse të manifestimit.
Përndryshe, pas garave në këto disiplina, organizatori ka paraparë edhe një tryezë ku do të debatohet për enigmatikën dhe të arriturat e saja si dhe promovimi i librit të ri ” RROKJESORË MAGJIKË 4X4″  me autor Zijadin Hasani, mjeshtër i enigmatikës.
“Flaka e Janarit 2023”, vazhdon tutje rrjedhën e saj me aktivitetin e radhës të Festivalit të Dramës “Talia e  Flakës”, ku në program është shfaqja e natës së gjashtë, e fundit për këtë edicion të “Talias…”, ku  para artdashësve do të jepet shfaqja  “Pak Pakt” ,  nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tiranë.

You Might Also Like