OPINION

Një shtatore për Adem Jasharin në qendër të Prishtinës

  Shkruan: Izmi Zeka –

Athua pse ende nuk është vendosur shtatorja e Adem Jasharit në kryeqendër në Prishtinë. Kjo pyetje shumë herë më ka tingëlluar në memorie dhe vështirë i kam dhënë përgjigje. Jo që skam pasur ide apo përgjigje por ka qenë krejt e çuditshme dhe e papranueshme për mua dhe qytetarët e Kosovës që legjenda që ndërroi epokat ende nuk gjendet në mesin e qytetit për ti bërë nder Prishtinës. Shtatorja e ka vendin aty ku lëvizjet e njerëzve përmes tij kujtojnë historinë ,dhimbjen dhe krenarinë. Adem jashari i bënë nderë Prishtinës , Kosovës e përtej saj. Prandaj kuptoni më shpejt se ikën 18 vite dhe ai nuk është aty ku Kosova lidhet me gjithë qendrat tjera. Adem Jashari dhe figura e tij paraqesin të djeshmen të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës. Andaj mos u koritni se sot ose nesër do të jetë aty vetëm se turpi do të bie mbi dike

You Might Also Like