Viti

Kryetari Haliti kërkon përshpejtim dhe përfundim  sa më të shpejt të të ndërtimimit të objektit të shkollës në Pozharan

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol  Haliti, ka mbajtur sot një takim  me menaxherin e projektit për ndërtimin e shkollës në Pozharan dhe punëkryesin, dhe ka kërkuar  nga ta që të bëhet një zgjidhje e shpejt për nxënësit dhe që objekti shkollor më në fund të përfundoi pas 5 viteve zvarritjeje  që nuk mund të arsyetohen dhe  të përfundoj sa më parë!

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorit e tij, ka zhvilluar sot një takim me menaxherin e projektit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozharan, por edhe punëkryesin.

Në takim  Kryetari Haliti, ka kërkuar nga kompania e kontraktuar “Area” dhe nga menaxheri i përcaktuar nga niveli qendror që të rrisin dinamikën e punimeve dhe që objekti të përfundojë sa më parë dhe nxënësit dhe personeli arsimor të kalojnë në këtë objekt shkollor.

Tutje a  tha se është e pakuptueshme që niveli qendror nuk po e kupton rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përfundimit të këtij objekti për nxënësit e kësaj shkolle.

I pari i komunës, tha se komuna e Vitisë, është e pakënaqur që po zvarritët përfundimi i këtij projekti shumë të rëndësishëm, duke potencuar se të pakënaqur janë edhe qytetarët vitias, në veçanti Pozherani me rrethinë të cilët edhe hapur kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për këto zvarritje.

Haliti shtoj se komuna e Vitisë, është e vetëdijshme që ky projekt po financohet nga niveli qendror, por shtoi se vonesat në përfundimin e tij nuk janë më të arsyeshme. Ai tha se për këto zvarritje komuna e Vitisë, nxënësit, personeli arsimor, prindërit dhe të gjithë qytetarët vazhdimisht kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kërkojnë që të përfundojnë punimet sa më parë.Aziz Zuka

 

You Might Also Like