Arti pamor

NXËNËSIT E GJIMNAZIT “XHAVIT AHMETI” ME KAPAKË TË SHISHEVE BËJNË FLAMURIN E KOSOVËS

Shkruan: Kaula Haziri

Në këtë ditë të shënuar, ne, nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” : Sumea Starabaja, Engjull Pajaziti, Kaula Haziri, Herijeta Hajdari, Ledian Azizi, Olisa Zeqiri, Ela Ajvazi, Besa Aliu, Beneta Lakna, Ina Geci, Nilda Azizi, Kanita Ismajli, Ornela Murseli dhe Tringa Muji, kemi krijuar një punim të veçantë për të shprehur dashurinë dhe krenarinë tonë për atdheun. Me kapakë të riciklueshëm mbi një “dërrasë të zezë” të papërdorur kemi formuar  flamurin e Kosovës, duke e shndërruar këtë vepër në një simbol të qëndrueshmërisë, unitetit dhe përkushtimit tonë ndaj vendit dhe mjedisit.

Ky mozaik me kapakë u punua për dhjetë ditë nën asistimin e prof. Magbule Xhemaili. Kapakët i janë dhuruar shkollës nga ” Korporata Rugove”.

   

Si gjeneratë e re, ne besojmë se pavarësia nuk është vetëm një datë në kalendar, por një amanet që duhet të ruajmë e ta çojmë përpara me dije, punë dhe dashuri për Kosovën. Ky punim reflekton frymën e bashkëpunimit dhe energjinë tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, ashtu siç brezat para nesh ndërtuan themelet e lirisë që gëzojmë sot.

Le të festojmë këtë ditë me krenari dhe le të punojmë për një Kosovë edhe më të fortë, më të bashkuar dhe më të zhvilluar!

✨ Gëzuar Pavarësinë! Rroftë Kosova! ✨

You Might Also Like