Arti pamor

Elona Salihu, nxënëse që dallohet për talentin e saj në pikturë

Është nxënëse në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, kurse pos mësimeve të rregullta, Elona Salihu, nxënëse e klasës së njëmbëdhjetë e do shumë artin pamor dhe dallohet për talentin e saj në pikturë.

Elona Salihu, që është e lindur në vitin 2006, shprehet se përveç mësimit në shkollë, shumë i pëlqen edhe piktura. Penelin, brushat e ngjyrat kishte nisur t’i përdorë që në shkollën fillore dhe menjëherë talenti i saj u kishte rënë në sy, andaj ajo kishte qenë pjesëmarrëse në disa gara të artit e jo është e rregullt edhe në Ekspozitat e Artit Pamor që organizohen në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” nën përkujdesjen e profesoreshës Magbule Xhemaili.

“Më pëlqen shumë piktura, e dua jetën andaj punoj me ngjyra që piktura të jetë sa më e gjallë. Shumë vëmendje i kushtoj edhe detajeve në art, kurse pëlqej shumë që të punojë në tablo të mëdha”, thekson piktorja e re Elona Salihu, disa nga punimet e saj nxënësit mund t’i shohin.

You Might Also Like