Këtë fundjavë, në Viti janë mbarë garat rajonale në pingpong, në kuadër të Sportit Shkollor e ku në kuadër të Shkollave të Mesme të Ulëta “Musa Zajmi” ka dalë e para dhe do t’a përfaqësojë rajonin tonë në garat republikane.
Të udhëhequr nga profesori i kulturës fizike dhe sportit, Basri Dërmaku, nxënësit e shkollës “Musa Zajmi” nga Gjilani kanë treguar lojëra të pëlqyeshme dhe me plotë meritë janë shpallur kampion rajonalë, gjë për të cilën janë përgëzuar edhe nga kryetari komunal i këtij asociacioni, Afrim Selimi.
Të përzgjedhurit e trajnerit Dërmaku, fillimisht janë përballur me bashkëmoshatarët e tyre nga kampionët e Kamenicës, SHMU “Avni Rrustemi”, ku gjilanasit kanë ngadhënjyer me rezultat 2:1. Më pas atyre u ka dalë para edhe SHMU “Bafti Haxhiu” nga Vitia dhe sërish falë koncentrimit të madh dhe ruajtjes së qetësisë në momentet vendimtare nxënësit e SHMU “Musa Zajmi” edhe kësaj radhe kanë ngadhënjyer me rezultat 2:1.
Është interesant të ceket se të tre nxënësit e SHMU “Musa Zajmi”, Lion (Sadik) Sadiki, Elion (Raif) Kosumi dhe Fion (Driton) Tahiri janë nxënës të klasës së tetë, që dëshmon se edhe në vitin e ardhshëm kanë një ekip që mund të shpallet kampione./kryelajmi.com/.