SPORTI

Ka ndërruar jetë komentatori i sportit Avni Shabani

Ka ndërruar jetë ish-gazetari i Rilindjes dhe i Radio Kosovës nga Ferizaj, Avni Shabani. Njoftimin e kanë dhënë familjarët e Avniut.

‘Njoftojmë të gjithë shokët dhe familjen e gjerë se sonte pas një sëmundje të shkurtër ndërroi jetë babai ynë Avni Shabani.
Varrimi bëhet nesër (16.12.2020) me drekë, ora 12:00 në fshatin Sazli të Ferizajt’, thuhet në njoftim.

Avni Shabani, i cili viteve të fundit kishte punuar si gazetar e redaktor sporti, ishte pensionuar para pak kohësh.

Para dy javësh, ai kishte rezultuar pozitiv me Covid dhe nuk ia doli ta fitojë këtë betejë.

You Might Also Like