Gjilan

PDK merr mbështetje nga veteranët e UÇK-së

Një pasdite plot emocione, ku kujtimet e lavdisë u bënë bashkë me besimin për të ardhmen. Në këtë bashkëbisedim të ngrohtë, të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti kryetari i degës, Riad Rashiti.
Takimin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe dy gjeneralët tanë, Rahman Rama e Rrustem Mustafa, si dhe kandidatët tanë Arben Mustafa, Nderim Mustafa dhe kandidatët e tjerë të Anamoravës.
Mbështetja e veteranëve tanë sot ishte e jashtëzakonshme! Energjia e tyre na jep forcë dhe na obligon të vazhdojmë përpara drejt fitoreve të reja.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe përkrahjen e palëkundur! Vazhdojmë bashkë, më të fortë se kurrë për t’i dhënë vendit drejtimin e duhur!
Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!

You Might Also Like