ARSIMI

Pezullohet mësimi të mërkurën për shkak të acarit

 

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që për shkak të motit të ftohtë, të mërkurën të mos zhvillohet procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.

“MASHT njofton te gjithe mesimdhenesit dhe nxenesit ne Republiken e Kosoves se me vendim te Ministrit z. Shyqiri Bytyqi, per shkak te kushteve te renda atmosferike, neser nuk do te mbahet mesim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas meteorologëve, e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend.

Nga Balltiku në Mesdhe, Evropa është paralizuar nga reshje të dendura të dëborës dhe temperatuara disa gradë nën zero, si pasojë e një vale të ftohti të ardhur nga Siberia, që ka shkaktuar më shumë se njëzet të vdekur në katër ditë.

Kjo valë e të ftohti është cilësuar nga mediat britanike si “Bisha e Lindjes”, “Ariu i Siberisë” në Holandë, ‘’topi i dëborës’’ në Suedi apo ‘Moskë-Paris’ në Francë, është një kërcënim për shëndetin e më të brishtëve, të pastrehëve, apo në veçanti personave të moshuar.

 

You Might Also Like