Libri

Poezia e Shqipe Hasanit fituese e çmimit kryesor të Orës së madhe letrare “Flakadani i Karadakut”

Në kuadër të Manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2024”, në Viti është mbajtur ora e madhe letrare, në të cilën kanë marrë pjesë krijues, poetë e shkrimtarë nga hapësirat mbarë shqiptare. Fadil Abazi, kryetar i shoqatës së shkrimtarëve dhe krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti, e shpalli të hapur këtë orë letrare, duke bërë të ditur se është publikuar edhe revista letrare me poezit e këtij edicioni.

Ndërkaq zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se Vitia është vend i bekuar i kulturës dhe arsimit shqip duke përmendur dy shkollat e para shqipe në këtë komunë. Kurse Valmir Sahiti, drejtor i DKRS-së në Viti, falënderoj shoqatën ” Ramadan Musliu”, krijuesin Ismajl Baftjari dhe gjithë artistët dhe të gjithë të tjerët për organizimin e vazhdueshme të orës së madhe letrare në Viti deri në këtë edicion të 23-të.Juria profesionale në përbërje Sabit Rrustemi, Zyrafete Shala dhe Merxhan Avdyli, çmimin kryesor të Orës letrare i’a ndan Shqipe Hasanit për poezinë “Shpirt me ëndërr atdheu”, dedikuar dëshmorit Njazi Azemi-Komandant Mjekrra.

Ndërsa vendin e parë ia ndanë poetit Nexhat Rexhës, vendi i dytë Farida Ramadanit dhe vendi i tretë Bilall Maliqi. Mirënjohjet për pjesëmarrësit dhe çmimet janë ndarë nga drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valmir Sahiti, Ramush Azemi, babai i dëshmorit Nijazi Azemi – komandat Mjekra si dhe zv. Kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu.

Aziz Zuka

You Might Also Like