LAJME

Premtohet bashkëpunim më i madh

Gjilan – 01.08.2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur sot në një takim Drejtorin për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë të Komunës së Gjilanit, Sadudin Berisha.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për problemet që ballafaqohen këto dy institucione, rritjen e bashkëpunimit dhe eliminimin e barrierave.

Zotim i përbashkët ka qenë që Gjykata Themelore e Gjilanit dhe Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, të kenë një bashkëpunim më madh, në mënyrë që të ofrohen shërbime më të mira për qytetarët e Komunës së Gjilanit.

You Might Also Like