Hapësira që dikur i përkiste Agjencionit Pyjor në Gjilan dhe i cili ishte marrë nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit (AKP) më në fund do t’i përkasë atyre që do të duhej t’i takonte, Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, ngase kjo hapësirë është në Kompleksin e Shkollave të Mesme në Gjilan. Për vite të tëra aty kishte qëndruar një objekt njëkatësh dhe disa kampionë të prishur e skaj tyre dru të konfiskuar, më pas prej aty ishte rrënuar objekti i vjetër dhe mbetjet e tij, pork jo hapësirë nga AKP-ja nuk i ishte dhënë Drejtorisë së Arsimit, gjegjësisht Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, por ai ka qëndruar si djerrinë, në të cilën gjatë stinës së verës silleshin objekte argëtimi për fëmijë që rrinin deri në shtator.
Në seancën e fundit të Asamblesë Komunale të Gjilanit, me votat e të gjithë këshilltarëve të pranishëm në seancën e Kuvendit Komunal u miratua propozimi për shpalljen e interesit të ligjshëm publik për pronën afër kompleksit të shkollave të mesme.
Ky propozim, që ishte iniciuar në bashkëpunim me DKA-në, kishte për qëllim krijimin e kushteve për qasje direkte në objektin e Gjimnazit të Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” dhe përmirësimin e funksionalitetit të kompleksit të shkollave të mesme.
“Kur bëhet fjalë për investime në arsim dhe përmirësimin e infrastrukturës publike, interesi publik duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes tjetër, andaj jam falënderuese ndaj këshilltarëve komunalë për mbështetjen e këtij propozimi”, ka thënë Eljesa Rashiti, drejtoreshë në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë. /kryelajmi.com/.



