SC Gjilani që po e zhvillon fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë ka luajtur edhe një ndeshje miqësore edhe atë në stadiumin “Evima Sport” në këtë qytet bullgar. Gjilanasit për kundërshtar kishin ekipin grek FC Kalamata, i cili është anëtar i Superligës së Dytë të Greqisë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 0:1 me një gol të shënuar nga lojtari i ekipit mysafir Keneth Vargas në minutën 65.
Ekipi kuq e bardhë që vazhdon të udhëhiqet nga kryetrajneri Debatik Curri ka zhvilluar disa ndeshje miqësore me qëllim të përgatitjes për kampionatin që është në prag. /kryelajmi.com/




