Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Rrethit të Lëvizjes Popullore të Kosovës në Gjilan dhe të Kryetarit të Këshillit Organizativ të Subjekteve Politike dhe Jopolitike të Komunës së Gjilanit, më 31 Mars 2000, u mbajt tubimi më i madh gjithëkombëtar pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me pjesmarrjen më masive popullore nga të gjitha anët e Kosovës dhe të trevave shqiptare, në nderim të ngjarjeve të lavdishme të vitit të madh 1981!
Kanë kaluar 25 nga 31 Marsi i vitit 2000, dhe tubimi gjithkombëtar mbetet ngjarje e jashtëzakonshme e nderimit absolut të vitit të kthesës së madhe historike të popullit, Atdheut dhe Kombit tonë! Viti 1981, është viti legjendë, që titizmin dhe rrymat tjera antishqiptare në ish-Jugosllavi, i goditi në zemër dhe e filloi fillimin e fundit të federatës jugosllave! Tubimi u mbajt në Gjilan, më 31 Mars 2000!
Ismet Sylejmani, Ish-Kryetari i Këshillit të Rrethit të LPK-së dhe të Këshillit Organizativ, të partive Politike dhe Jopolitike të Gjilanit! Gjilan, 31 Mars 2025!