Muzikë

Autori Naim Kurteshi promovon librin e Grupit “MAK” edhe në Mitrovicë

Profesori e autori i librit “Grupi “MAK”, Naim Kurteshi. ka promovuar librin e tij në qytetin e Mitrovicës në praninë e shumë musafirëve.

Salla në Fakultetin “Isa Buletini” në Mitrovicë ishte e vogël për të zënë të gjithë të interesuarit në këtë promovim historik të këtij rok grupit, i cili filloi aktivitetin e tij në vitin 1973. Grupi “MAK” kishte filluar aktivitetin e tyre dhe shumica e solistëve të këtij rok grupi ishin nga Mitrovica, ku familjaret e tyre ndihen krenar me këtë monografi të cilin e ka sjellë tek lexuesit autori Naim Kurteshi. Shumë nga të pranishmit qytetarë, profesorë, muzikantë, artistë, student e sidomos gjeneratat ma të vjetra të cilët kanë pasur rastin të rriten me këngët e këtij grupi me lot në sy e me emocione të veçanta e kanë pranuar këtë monografi duke theksuar se kjo monografi është në pjesë e jetës së këtij rok grupi.

Drejtoresha për Rini Kulturë e Sport e qytetit të Mitrovicës në fjalën e saj të rastit ka theksuar. “Jemi të nderuar si qytetar të qytetit të Mitrovicës që më në fund kjo monografi për grupin “MAK” na përkujton aktivitetin e tyre gjatë këtyre viteve. Ne si komunë do të bëjmë çmos të ndajmë mjete financiare për të bërë sa më shumë kopje për këtë libër voluminoz”. Ndërsa autori Naim Kurteshi ka theksuar se ndihet krenar me këtë monografi kushtuar grupit “MAK”. “Jam i nderuar e krenar që sot në qytetin e Mitrovicës po bëjmë përurimin e këtij libri në qytetin e xehetarëve, ku filluan tingujt muzikorë të këtij grupi që shumë dashamirë të rokut i bëri për vete. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë familjarët e këtij grupi ku duhet të ndihen krenar me bijtë e tyre për punën e bërë, poashtu një falënderim të veçantë kanë të gjithë qytetarët e Mitrovicës që sot së bashku me ne ndamë kujtimet për anëtarët e grupit “MAK”.

You Might Also Like