Viti

Reagim i PDK-së në Viti, lidhur me qeverisjen në Viti

Përmes një Komunikate për medie, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Viti ka akuzuar qeverinë aktuale të Vitisë që udhëhiqet nga LDK-ja me që rast ka paraqitur keqpërdorimet e kryetarit Sokol  Haliti, i cili duke e shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare në mënyrë të kundërligjshme ka asfaltuar rrugët bujqësore kah tokat e tij me qëllim të rritjes së vlerës monetare të këtyre tokave.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Viti, vlerëson gatishmërinë e LDK- së për pranimin e realitetit dhe e cilëson këtë një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së përgjegjësisë së tyre. Duke qenë se qeverisja e Z. Haliti përveç që ka qenë e papërgjegjshme, në të njëjtën kohë ka reflektuar edhe diletantizëm, hipokrizi dhe demagogji të pashembullt. PDK-ja në Viti ka akuzuar se ditëve të fundit kryetari aktual Haliti, në mënyrë të kundërligjëshme ka punësuar përmes kontratave në vepër rreth 50 militantë të LDK-sa nëpër institucione komunale dhe në sektorin e shëndetësisë!!!!!! Kjo si parapregatitje për “vota” në zgjedhjet e ardhëshme lokale!!!!!

Keq qeverisja e z. Haliti është manifestuar nga shtrimi i asfaltit përmbi asfalt, gjë që nuk ndodh në një qeverisje normale. Por, meqenëse kjo qeverisje, respektivisht keq qeverisje, nuk është normale atëherë edhe manifestimi i saj është jo normal. Kësisoj, një qeverisje të tillë duhet zëvendësuar me një qeverisje normale, qeverisje të cilën Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme dhe shumë e interesuar ta filloj. Pra, qeverisja Haliti ndryshe mund të quhet edhe qeverisje e asfaltit përmbi asfalt. Aziz Zuka

 

You Might Also Like