Libri

TË MËRKURËN MBAHET PJESA LETRARE – “PENA E FLAKËS” 2018

Më 31 janar 2018, duke filluar nga ora 16:00, në hapësirat e Bibliotekës së re të Gjilanit, mbahet pjesa e veprimtarive letrare e njohur tashmë si “Pena e Flakës”.
Janë dy veprimtari letrare në kuadër të “Penës së Flakës” 2018, Ora e madhe letrare, ku 27 poetë të përzgjedhur, konkurojnë për Çmimin e poezisë më të mirë të Manifestimit, “Pena e Flakës” si dhe shpallja e rezultateve to konkursit anonim letrar për poezi e tregim të shkurtër.

Vlerësues të Poezisë më të mirë, në “Pena e Flakës” 2018 kësaj here, do të jenë vetë poetët konkurues, të cilët me votën e tyre e përcaktojnë poezinë fituese. Secili prej tyre, përmes një vote ( duke e përjashtuar veten) do ta rrumbullakësojnë emrin e një poeti, poezia e të cilit, sipas tyre, është më e mira.
Vetëm në rast të votave të barbarta, Organizatori e ruan të drejtën e një voteje plus.

Fituesit të ri, Çmimin “Pena e Flakës” 2018, do t’ia jep fituesi i vitit të kaluar, shkrimtari i mirënjohur nga Tirana, Agron Tufa.

Ndërsa, rezultatet e konkursit anonim letrar, do t’i shpallë Juria profesionale në përbërje, Ramadan Musliu, Donikë Dabishevci dhe Bardh Frangu.
Poezia e shpërblyer dhe tjerat që lexohen në Orën e Madhe letrare, bashkë me krijimet e shpërblyera të konkursit letrar. publikohen në revistën letrare – kulturore AGMIA.

LISTA E POETËVE QË DO TË LEXOJNË

( renditja sipas alfabetit )

1. Adem Xheladini ( Kërçovë )
2. Alketë Spahiu ( Gjilan )
3. Anton Nikë Berisha ( Prishtinë )
4. Avni Rudaku ( Gjian )
5. Dhimitër Pojanaku ( Pogradec )
6. Entela Kasi ( Tiranë )
7. Flamur Shala ( Prishtinë )
8. Gani Neziri ( Gjilan )
9. Hajredin Kovaçi ( Ulqin )
10. Ibrahim Kadriu ( Prishtinë )
11. Izet Abdyli ( Drenas )
12. Kliton Nesturi ( Tiranë )
13. Linditë Ramushi Dushku ( Gjilan )
14. Nijazi Ramadani ( Gjilan )
15. Nuhi Sadiku ( Shtime )
16. Prend Buzhala ( Klinë )
17. Rakela Yzeiri ( Tiranë )
18. Ramadan Mehmeti ( Prishtinë )
19. Ramadan Oraça ( Podujevë )
20. Rexhep Hasani ( Shtime )
21. Rozafa Shpuza ( Shkodër )
22. Sadije Krasniqi ( Lipjan )
23. Sarë Gjergji ( Viti )
24. Sinan Sadiku ( Kamenicë )
25. Sunaj Raimi ( Kumanovë )
26. Xheladin Rexhepi ( Ferizaj )
27. Zeqir Fazliu ( Gjilan )

Gjilan, 30 janar 2018

You Might Also Like