Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 18-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Rron Broja.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tetëmbëdhjetë t’i takojë Rron Brojës, i cili shënoi golin e barazimit dhe asistoi në golin e fitores për ekipin e tij në ndeshjen kundër FC Feronikeli 74, që përfundoi me rezultatin 2:1.
Pasi mori këtë çmim, Broja u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ky stinor për ne ka qenë mjaft pozitiv, por edhe i vështirë. Megjithatë, jemi në vendin e parë me një diferencë të mirë pikësh. Që nga ndeshjet e Evropës kemi punuar shumë dhe besoj se me plot merita jemi këtu ku jemi. Jemi të vetëdijshëm që në dy fazat e ardhshme na pret një punë e vështirë për ta mbajtur pozitat e para”.