Futboll

SC Gjilani U21 merr fitoren e dytë radhazi

Lojtarët e SC Gjilani U21, nën udhëheqjen e ish-futbollistit Genc Sermaxhaj, arritën të shënojnë fitoren tyre te radhës ndaj një kundërshtari shumë të papërshtatshëm, Dukagjinit. Gjilani ishte më dominues gjatë tërë ndeshjes, krijoi më shumë raste, posedoi topin më shumë dhe në fund dolën më konkret para portës kundërshtare. Golin e parë për Gjilanin, e shënoi sulmuesi në formë, Erzen Hyseni. Në prekjen e fundit të topit në pjesën e parë, barazoi Dukagjini me kokë, pas një harkimi shumë te bukur nga korneri. Pjesën e dytë e filloi më fuqishëm Dukagjini, duke krijuar një rast me të filluar pjesa e dytë, por goditja përfundoi mbi portë. Sermaxhaj vendosi të inkuadronte në lojë një sulmues tjetër, inkuadrimi i të cilit ndryshoi lojën. Bëhet fjala për Lorent Rafunën, i cili shënoi dy herë për pak minuta dhe vendosi ndeshjen. Gjilani gjendet 4 pikë larg kreut të tabelës, por ka një lojë të pazhvilluar. Lojën e mbetur e ka kundër rivalëve të qytetit, Dritës, e cila do të zhvillohet me shumë gjasa këtë vikend.

Është interesant se për ekipin e Dukagjinit ka luajtur edhe ish-qendërsulmuesi i Gjilanit, Theophilus Solomon, futje e të cilit në lojë nuk bëri që ekipi i tij së paku të nxjerrë një pikë./kryelajmi.com/

SC Gjilani U21 3-1 KF Dukagjini U21

Drit Sadiku

You Might Also Like