Në Kamenicë volejbolli femëror gjithmonë ka patur traditë, kurse shkollat fillore dhe të mesme të asaj komune kanë qenë fidanishte e volejbollisteve të reja. Kjo është dëshmuar edhe në kuadër të garave në Sportin Shkollor, ku nxënëset e Shkollës së Mesme “Sejndi Kryeziu” nga Rogana kanë zënë vendin e parë në garat shkollore, që janë mbajtur në Palestrën e Sporteve në LLabjan.
Ekipet nga Kamenica, Gjilani e Vitia ishin pjesëmarrëse, ngase më herët ishin mbajtur garat nëpëer komuna.
Kështu ndër femra u ndeshën në gjysmëfinale Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” nga Gjilani dhe Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit” nga komuna e Vitisë. Në këtë ndeshje ngadhënyen gjilanaset me rezultat 2:0 në sete. Shkolla e Mesme “Sejndi Kryeziu” nga Rogana ishte e lirë.
Në finale u ndeshën Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini” nga Gjilani dhe Shkolla e Mesme “Sejndi Kryeziu” nga Rogana, kurse rezultati ishte 0:2 në sete dhe roganaset u shpallen kampione.