Kamenicë

Selver Lenjani do t’u prijë sërish banorëve të brezit kufitare

Bashkësia Lokale e fshatit Karaqevë E Poshtme, Komuna Kamenicës në organizimin e zgjedhjeve të Bashkësisë Lokale për kryetar të Këshillit Bashkësisë Lokale të Karaqeves së Poshtme është zgjedhur Selver Lenjani, po thuajse pas asnjë votë kundër dhe duke e pas parasysh banorët e brezit kufitar për kontributin e dhënë për brezin kufitar dhe për të gjithë qytetarët e fshatit Karaqevë.

Pas zgjedhjes ai ka thënë se Bashkësia Lokale do të jetë në gjendje gatishmërie për të gjitha kërkesat që janë të nevojshme për brezin kufitar dhe asnjë kërkesë s’do t’i mungoj qytetarëve të Karaqeves.

“Kryetari i bashkësisë lokale ju falënderon gjithë banorët e Karaqeves për votëbesimin e dhënë. Bashkësia Lokale do të mundohet vazhdimisht t’i ndihmojë të gjithë banorët e brezit kufitar pa dalim partie të gjithë banorët do të jenë nën ombrellën e Bashkësisë Lokale”, ka thënë Selver Lenjani.

You Might Also Like