Muzikë

Shkolla e Mesme e Muzikës mbajti koncert për nder të Ditës së Çlirimit dhe fundit të vitit mësimor

 

Për nder të Ditës së Çlirimit dhe në fund të vitit mësimor, në Shkollën e Mesme të Muzikës në Gjilan është mbajtur Koncert Solistik në të cilin janë paraqitur nxënës të kësaj shkolle, sikurse që është dhënë premiera e veprës “Albanian” e profesorit Qazim Kryeziu e interpretuar nga Orkestra e Shkollës së Muzikës në Gjilan e përbërë nga profesorë dhe nxënës, shkruan kryelajmi.com.

Me mirënjohje është nderuar dirigjenti Gëzim Pira.

Në koncertin solistik të Shkollës së Mesme të Muzikës janë paraqitur Uran Ismajli – violinë “Malaguena”, Valëza Maloku – solokëndim “Ah mio cor, schenito sei”, Almir dhe Dineta Abazi me perkusione “Battle Royale”, Ron Korça – solokëndim “De noche ene ll ago”, op. , Elod Kastrati – solokëndim “O sole mio”, Mjellma Ismajli – piano “ “Prelude cis-mol”, Olta Selimi – solokëndim “Sento nel core”, Eronit Ramadani, Edion Berjani dhe Fatnor Beqiri – klarinet “Pavane”, Yllkë Dema – solokëndim “O mio bambino caro”, Shpëtim Mehmeti – piano “Etyda op.25”, Kori i Shkollës nën dirigjimin e Florentina Rushitit – “Danza” dhe Orkestra e Shkollës nën dirigjimin e Gëzim Pirës – “Sicilenne” dhe “Albanian” të autorit Qazim Kryeziu.

Krejt këto aktivitete u bënë nën përkujdesjen e drejtorit të shkollës, Kushtrim Jakupi si dhe të profesorëve A. Mustafa, Y. Avdyli, A. Spahiu, H. Bllaca, V. Osmani, Xh. Jetishi, G. Ahmeti, N. Bajrami, F. Rushiti e G. Pira. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like