Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Musa Zajmi” dhe Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë përfaqësuar Gjilanin në punëtorinë me temën “Validimi i Materialeve Edukative mbi Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Nivel Parauniversitar EDUwater Kosova”.
Kjo Punëtori u organizua në kuadër të projektit EDUwaterKosova, i cili synon të forcojë njohuritë dhe ndërgjegjësimin e nxënësve për rëndësinë, mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, përmes integrimit të përmbajtjeve edukative në sistemin arsimor.

Qëllimi i Punëtorisë ishte prezantimi i projektit dhe i tri pakove edukative të zhvilluara për klasat 3, 7 dhe 12, si dhe diskutimi dhe validimi i tyre para fillimit të fazës së pilotimit.
Fillimisht prezantimin e projekteve e bënë Behare Bajraktari dhe Vera Muhaxhir, kurse paketat edukative për klasat 3, 7 dhe 12 i bënë Albert Sallatkaj, Drita Laura Hyseni, Taulant Devolli dhe Linda Çavdërbasha.
Më pas është mbajtur edhe sesioni praktik – Validimi i Pakove Edukative, ku përmes diskutimeve të strukturuara dhe punës në grupe, pjesëmarrësit patën mundësi të ndajnë komente, sugjerime dhe rekomandime për përmirësimin dhe finalizimin e materialeve, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për pilotim në shkollat e përzgjedhura në Kosovë.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, ekspertë të ujit e profesorë universitarë, kurse shkollat pjesëmarrëse ishin nga Gjilani, Ferizaj, Mitrovica, Suhareka dhe Peja.
Shkollën e Mesme të Ultë “Musa Zajmi” e përfaqësuan zëvendësdrejtori Gazmend Arifi dhe mësmidhënësit Luljeta Kadriu, Adriana Shala, Ajhan Gjinolli, Mirsade Morina, Ismet Sherifi, Flutura Matoshi dhe Gyltene Selimi, derisa përfaqësues të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” ishin këshilltarët për karrierë Enver Sadiku dhe Enver Rexhepi.
Pjesëmarrësit ranë në ujdi që implementimi i këtij projekti nëpër shkolla të nis në fund të tetorit, gjgjësisht në fillim të muajit nëntor./kryelajmi.com/.





