Arti pamor

Shqipërinë e ka marrë malli për veprat e Avni Behlulit, në tetor ai mirëpritet në Berat

Skulptori i mirënjohur Avni Behluli, kaherë ka bërë emër jo vetëm në artin pamor kombëtar, por edhe në atë botëror.

I njohur me stilin e tij të veçantë, Avni Behluli ka hapur ekspozita personale e kolektive kudo nëpër botë, sikurse që ka qenë pjesëmarrës në shumë koloni artistike që janë mbajtur nëpër vende të ndryshme.

Edhe viti 2020, ndonëse në një kohë pandemie, ka qenë shumë i frytshëm për skulptorin Avni Behluli. Angazhimi i tij nis që nga 3 janari i këtij viti dhe që nga atëherë brenda një muaji ka patur dy a më tepër aktivitete artistike ndërkombëtare nëpër shumë vende të botës si n ë Turqi, Maqedoni të Veriut, Shqipëri e në vende të tjera.

Së fundi, Avni Behluli, ka marrë ftesë nga Galeria e Arteve “Eduard Lear” në Berat, ku do të shpërfaq një ekspozitë personale me 50 vepra artistike në skulpturë e pikturë e që janë vepra të reja, të realizuara pikërisht gjatë këtij viti.

Të rikujtojmë se në qytetin e Beratit, Avni Behluli kishte pasur ekspozitë edhe para nëntë viteve, më 2011, por artdashësit e qytetit të kulturës dhe të Kalasë së Famshme të Beratit, i ka marrë malli për veprat e Avni Behlulit, andaj drejtori i Galerisë i ka bërë ftesë skulptorit Avni Behluli, që sërish të jetë mysafirë i kësaj galerie, e Avniu si gjithherë ka çka t’i ofrojë publikut të atjeshëm, ngase skulptori Avni Behluli, duke qenë krijues i madh dhe me plot shije gjithherë sjell risi në artin tonë pamor, andaj me siguri se do t’a befasojë këndshëm edhe publikun beratas e atë shqiptar, sikurse edhe turistët vizitorë të këtij qyteti, për të cilët do të jetë një mundësi e mirë që të shijojnë nga afër veprat e skulptorit Avni Behluli, që është ikonë e Gjilanit dhe e mbarë Kosovës. kryelajmi.com.

You Might Also Like