Në Spanjë, në qytetin Tenerife, prej 25 deri më 29 tetor 2017 do të mbahet Kampionati Evropian në Karate për kadetë, juniorë dhe të rinj nën moshën 21- vjeçare, ku Kosova do të përfaqësohet me 16 garues, shtatë nga të cilët janë nga Gjilani.
Karatenë gjilanase në këtë ngjarje të mëdha të këtij sporti atraktiv do ta përfaqësojnë garuesit: Tahir Ajvazi, Vlera Qerimi, Dren Hajdari, Vesa Ibrahimi, Omer Sahiti, Edisa Beka dhe Bunjamin Shabani.