Futboll

Skifterat: Kemi tifozëri cilësore

Adhuruesit më të flaktë të Gjilanit, Skifterat vlerësojnë se kanë një tifozëri cilësore dhe me kulturë dhe këtë ata e kanë shprehur edhe në faqen e tyre në facebook, ku ndër të tjera kanë theksuar:

 

Këtë vit bëhen 20 vjet të Skifterëve të cilët me dinjitet,të pamposhtur në çdo qytet që shkelën kultivuan veç NJE DASHURI.

Edhe në “Fadil Vokrri” të gjithë patën rastin ta shohin kush përkujdeset për cilësi e kush për sasi, te kush gjeni përmbajtje dhe mentalitet e te kush gjeni reklamë dhe deficit në kreativitet.

Të tjerët le të mburren me pretendimet për numër, shfaqjet vazhdojmë t’i dhurojmë ne.

 

You Might Also Like