Futboll

Intelektualët: BARAZUAM NË FUSHË, TRIUMFUAM NË TRIBUNË

Intelektualët vlerësojnë se ishin në numër të madh në ballafaqim me Gjilanin dhe ky fakt i gëzon ata, ndonëse në fushë ndeshja u mbyll pa gola.

Ata në një postim të tyre kanë shkruar:

 

Derbi i xhiros të 26-të i zhvilluar në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” përfundoi pa gola.
Si gjithmonë për spektaklin në tribunë, u përkujdes lojtari jonë i 12-të, INTELEKTUALËT, të cilët ishin të mahnitshëm.

Pas këtij barazimi qëndrojmë në pozitën e katër-të me 45 pikë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka theksuar.
“Mendoj në pjesën e dytë e merituam fitoren, patëm qarkullimin më tepër por nuk arritëm të jemi të rrezikshëm, nuk shënuam dhe kjo ishte çështje fati”.
Në javën e 27-të, Drita është nikoqire e Drenicës.

You Might Also Like